Trump: Bllokimi i urdhrit për marrjen e shtetësisë përmes lindjes do të apelohet

24 Janar 2025 | 18:51

Presidenti Donald Trump tha të enjten se administrata e tij do ta apelojë vendimin e një gjykatësi federal për bllokimin e përkohshëm të urdhrit ekzekutiv që i jep fund të drejtës kushtetuese për marrjen e shtetësisë për fëmijët e lindur në tokën amerikane pa marrë në konsideratë statusin ligjor të prindërve të tyre.

“Padyshim do ta apelojmë. Ata e çuan çështjen para një gjyqtari të caktuar në Siatëll. Vendimi i tij ishte i pritshëm”, tha zoti Trump.

Gjykatësi i Qarkut, John C. Coughenour vendosi për ankesën e paraqitur nga shtetet e Uashingtonit, Arizonës, Illinoit dhe Oregonit, të cilat argumentojnë se Amendamenti i 14-të dhe Gjykata e Lartë e kanë çimentuar të drejtën për shtetësi përmes lindjes.

Kjo çështje është një nga pesë paditë e ngritura nga 22 shtete dhe një numër grupesh për drejtat e emigrantëve në të gjithë vendin.

Urdhri i Presidentit Trump thotë se një fëmijë i lindur në Shtetet e Bashkuara nuk mund të marrë automatikisht shtetësinë, nëse nëna nuk ka status të ligjshëm emigracioni, ose nëse ndodhet në Amerikë me vizë, por vetëm përkohësisht, si dhe në rast se babai nuk është shtetas amerikan, ose banor i përhershëm.

Urdhri ndalon agjencitë amerikane të lëshojnë dokumente, që njohin si shtetas fëmijët e lindur nga prindër që nuk kanë statusin e duhur ligjor, apo të pranojnë dokumente nga shtete të veçanta amerikane që u njeh këtyre fëmijëve shtetësinë.

E drejta për shtetësi në lindje nënkupton që të lindurit në Shtetet e Bashkuara bëhen automatikisht shtetas amerikanë, pavarësisht statusit ligjor të prindërve.

Kjo praktikë nuk zbatohet në asnjë vend tjetër. Presidenti Trump dhe mbështetësit e tij argumentojnë se sistemi po abuzohet dhe se duhet të ketë standarde më të ashpra për t’u bërë shtetas amerikan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026