Presidenti Trump bizneseve botërore: Investoni në SHBA ose paguani tarifa

24 Janar 2025 | 15:59

Presidenti Donald Trump shpalosi qasjen e tij ndaj investimeve të huaja në takimin më të madh të udhëheqësve botërorë të biznesit, duke u ofruar investitorëve një ofertë me kushte, të investojnë në Shtetet e Bashkuara, ose të përballen me tarifa të ashpra.

Përballë krerëve kryesorë të industrisë botërore, që synojnë një copë të tregut më të madh në botë, Presidenti Donald Trump dha dy opsione:

“Mesazhi im për bizneset në botë është shumë i thjesht. Ejani për t’i prodhuar artikujt tuaj në Amerikë dhe ne do t’ju ofrojmë ndër tatimet më të ulëtat në botë. Por nëse nuk i prodhoni ato në Amerikë, që për ju është privilegj, atëherë shumë thjesht, duhet të paguani një tarifë”, deklaroi ai.

Mesazhi i Presidentit Trump dalloi nga ai i udhëheqësve të fuqive të tjera të mëdha, që ishin të pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku figura të rëndësishme diskutojnë mbi sfidat botërore dhe rajonale përfshirë çështjet e ambientit dhe energjisë, tronditjet gjeopolitike dhe çështjet si të përmirësohet standardi i jetesës dhe të nxitet zhvillimi ekonomik. Presidenti Trump bëri thirrje për një “marrëdhënie të ndershme” me ekonominë e dytë më të madhe botërore, Kinën.I

Gjithashtu, të pranishmit në fjalimin e Presidentit Trump, mbi 3000 persona nga mbi 130 shtete, ndanë përshtypjet e tyre më pas.

Forumi Ekonomik Botëror i mbyll punimet të premten me një diskutim për disa nga sfidat më urgjente të botës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026