Kremlini jep sinjale për ulje në bisedime: Putin po pret telefonatën e Trump
“Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të zhvillojë një telefonatë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump”. Kështu deklaroi këtë të premte zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Sipas Peskov, presidenti rus pret një sinjal nga Uashingtoni se ata janë gjithashtu gati për telefonatën.
“Presidenti rusi është i gatshëm të diskutojë për një fund të mundshëm të luftës në Ukrainë dhe për çështje të tjera, por presim që SHBA të japë sinjale pozitive për një bisedë”, tha Peskov.
Trump shprehu dëshirën të takohej sa më shpejt me Putinin për të negociuar një zgjidhje për luftën në Ukrainë dhe për të punuar për zvogëlimin e arsenalit bërthamor.
Gjatë një fjalimi të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Trump theksoi se ai dëshironte të punonte për zvogëlimin e armëve bërthamore dhe besonte se Rusia dhe Kina mund ta mbështesin gjithashtu këtë nismë.
Nga ana tjetër, edhe Peskov tha se Putin ka shprehur dëshirën për të rifilluar negociatat për çarmatimin bërthamor, por për këtë është e nevojshme që bisedimet të jenë më të gjera se ato të mëparshmet, përfshirë diskutime për arsenalet bërthamore të shteteve të tjera si Franca dhe Britania. Ai theksoi gjithashtu se shumë kohë ka humbur dhe tashmë është koha për të rifilluar këto biseda.
Peskov gjithashtu theksoi se topi është në fushën e SHBA-së, pasi kjo e fundit ka ndërprerë të gjitha kontaktet thelbësore me Rusinë. Traktati i Ri i Reduktimit të Armëve Strategjike (START i Ri), i cili kufizon numrin e kokave strategjike bërthamore do të përfundojë më 5 shkurt 2026. Ky traktat është shtylla e fundit e kontrollit të armëve bërthamore ndërmjet dy fuqive më të mëdha bërthamore të botës.
Në lidhje me kërkesën e Trump për të ulur çmimin e naftës nga OPEC dhe Arabia Saudite, Peskov theksoi se ky konflikt nuk ka lidhje me çmimet e naftës. Ai e përshkroi luftën si një reagim ndaj kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë dhe interesave të saj, duke theksuar se Rusia nuk ka marrë përgjigje të kënaqshme nga SHBA dhe evropianët për shqetësimet e saj të sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 17:45 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe