“Gjithçka do zbulohet”, Trump jep urdhrin për atentatet e Kennedy dhe Luther King Jr

23 Janar 2025 | 22:24

Presidenti i SHBA sapo ka urdhëruar që të deklasifikohen dokumentet që lidhen me tre nga atentatet më të rëndësishme në historinë e SHBA-së, vrasjet e John F Kennedy, Robert F Kennedy dhe Martin Luther King Jr.

“Shumë njerëz e presin këtë, për shumë kohë, për dekada të tëra”, tha Trump. “Gjithçka do të zbulohet”.

Presidenti kërkoi që stilolapsi që përdori për të nënshkruar urdhrin t’i jepej Robert F Kennedy Jr, i cili është djali i RFK-së, nipi i JFK-së dhe i propozuari i Trump për sekretar shëndetësor.

Presidenti John F Kennedy u vra në vitin 1963, ndërsa vëllai i tij Robert F Kennedy u vra gjatë garës për president në vitin 1968, dy muaj pasi King, udhëheqësi më i famshëm i të drejtave civile në Amerikë, u vra në Memphis.

Shumë nga dokumentet në lidhje me hetimet janë publikuar në vitet që nga ajo kohë, megjithëse mijëra mbeten ende të redaktuara, veçanërisht në lidhje me JFK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026

Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC e Iranit njoftoi gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, pasi qëlloi një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje...
16:31 | 14/07/2026