Flakë në det” / GJKKO dënon me 146 vite burg grupin e Gëzim Çelës
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka shpallur vendimin këtë të premte për grupin kriminal të drejtuar nga i ashtuquajturi “baroni i drogës”, Gëzim Çela, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe shkëmbimin e tyre në ujërat e hapura të Adriatikut.
Në total, trupa gjykuese ka dhënë 146 vite burg, ndërsa shumicës së të pandehurve u është ulur 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Mes të dënuarve janë edhe dy shtetas ukrainas, të cilët sipas dosjes kishin rolin e transportuesve të ngarkesës së drogës në det të hapur.
Vendimet e GJKKO-së:
- Arlind Ismajlukaj – 14 vite burg; me gjykim të shkurtuar dënohet përfundimisht me 9 vite e 4 muaj.
- Gëzim Çelaj – 15 vite burg; me uljen 1/3 përfundon me 10 vite.
- Nerim Çela – 12 vite e 6 muaj; me uljen 1/3 dënohet me 8 vite e 4 muaj.
- Armando Mema – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
- Dritan Metaj – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
- Ben Dalipaj – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
- Besnik Brokeri – 12 vite burg; me gjykim të shkurtuar përfundon me 8 vite.
- Alket Deda (alias Dritan Deda) – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
- Selami Lushkaj – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
- Ksenofon Bodo – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
- Kyrylo Ponomarenko – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
- Kostiantyn Biellon – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
- Armando Papa – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
Sipas hetimeve, grupi u godit pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, ku u dokumentua tentativa për shkëmbimin e një sasie të konsiderueshme droge në det të hapur.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta