‘Do flasim me prova’, çfarë tha ministri Çuçi për Ervis Martinajn
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se policia do të flasë për Ervis Martinajn kur të ketë prova.
I pyetur nga mediat lidhur me çështjen që ka qenë kryelajm i këtyre muajve në të gjitha mediat, Çuçi u shpreh se policia e shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova.
“Ne flasim kur kemi prova. Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova”, u shpreh Çuçi.
Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte dhe prova.
“Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim me fakte dhe prova”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.
Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, është zhdukur prej 40 ditësh.
Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet ‘mbreti’ i lojërave të fatit, dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta