Drejtori i kolegjit turk: Morëm vërejtje për tabelat në 4 klasa, i rregulluam
Mustafa Ertenik, drejtori i kolegjit turk ‘Mehmet Akif’, i cili një ditë më parë u mbyll nga qeveria, tha një deklaratë për mediat se vendimin e kanë mësuar nga mediat dhe rrjetet sociale, dhe zyrtarisht ende nuk u ka ardhur asnjë lloj dokument apo njoftim.
Ai i shpreh se kolegji turk ka zbatuar çdo udhëzim të Ministrisë së Arsimit, ndërsa sqaroi edhe vërejtjet që kishin mbërritur në kolegj nga ministria pas zhvendosjes në ambientet e reja.
“Sapo jemi zhvendosur në këtë ndërtesë të re. Sipas një relacioni të mëparshëm, na është thënë se kjo godinë nuk është e përshtatshme për kushtet e studimit. Vërejtja është bërë për 4 klasa, për vendosjen e tabelave dhe pozicionin e dritës, që e kemi rregulluar menjëherë të nesërmen. Ky qenka një problem shumë serioz për shkollimin sa të çojë në mbylljen e një institucioni? Ne përdorim teknologji, si tabela smart që s’kanë të bëjnë me dritën natyrale”, tha drejtori i kolegjit.
Qeveria vendosi një ditë më parë mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”. Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.
Vendimi i qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve. Gjithashtu në vendim, kolegjit i kërkohet që të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për pjesën e papërfunduar të shkollimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta