‘Fleta e votimeve me numra’, Çipa: Votuesit nuk mbajnë mend cili numër i korrespondon kandidatëve

25 Prill 2021 | 14:50

Analisti Aleksandër Çipa ka qëndruar në disa qendra votimesh gjatë ditës së sotme për të evidentuar problematikat që mund të hasen. Një ndër problematikat e raportuara nga z. Çipa lidhet drejtëpërdrejt me fletën e votimit.

Sipas z. Çipa, fleta e votimit ku kandidatët janë paraqitur me numra dhe jo me emra i ka penalizuar këta të fundit, pasi kjo mënyrë votimi ka shkaktuar konfuzion tek votuesit, sidomos te ata që cilësohen si “elektorati gri”. Votuesit e kanë pasur të vështirë të mbajnë mend se cili numër i korrespondon një kandidati të caktuar.

“Pjesa më përcaktuese e elektoratit për qeverisjen në vend është ajo që konsiderohet shtresa gri, ose shtresa e papërcaktuar. Ata nuk kanë një memorie partiake dhe si rrjedhojë e kanë më të vështirë për të kujtuar në momentin e votimit se cili numër korrespondon me filan emër”, u shpreh analisti Çipa.

Këtë konstatim, Aleksandër Çipa e ka arritur nga disa qëndresa të bëra gjatë ditës së sotme në më shumë se pesë pika qendrash votimi.

“Njerëzit nuk mbanin mend numrin rendor të kandidatit preferencial të tyre”, shtoi më tej z. Çipa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021