Fluks në pikat kufitare të Shqipërisë, shkak bëhet lëvizja e emigrantëve pas festave
Pas festave të fundvitit, pikat kufitare të Shqipërisë kanë përjetuar fluks të shtuar të lëvizjes së emigrantëve, të cilët po rikthehen në Greqi dhe vende të tjera të BE-së.
Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet doganës së Kakavijës udhëtuan në drejtim të shtetit helen 6640 persona dhe 2247 automjete. Policia Kufitare po punon me 5 sportele dhe pala greke me 4 sportele ndërsa nuk janë konstatuar rradhë të gjata pritje në kufi.
Pas festave të fundivitit, një qytetar shprehet se do rikthehet sërish në Shqipëri gjatë verës.
“Ishim në Shqipëri i, kaluam mirë u kënaqëm së bashku me njerëzit tanë, tani do të rikthehemi sërish në Greqi ku punojmë, do të vijmë në Shqipëri sërish në verë”, u shpreh ai.
Një tjetër emigrant foli për kthimin në Greqi dhe pritjen në doganë.
“Erdhëm kaluam festat me familjarët tanë, kaluam shumë mirë dhe tani kthehemi për në Greqi të punojmë, të shikojmë tani sesa do të presim këtu në doganë”, tha ai.
Një qytetar nga Lushnja ndan mendimin se nuk kanë hasur në shumë rradhë duke shpresuar të kalojnë kufirin në një kohë të shkurtër.
“Kaluam festat në Shqipëri, tek të afërmit në Lushnjë , tani po rikthehemi sërish në Greqi, këtu në doganë nuk ndeshëm shumë rradhë shpresoj të kalojmë shumë shpejt”, tha qytetari.
E njëjta situatë është vërejtur edhe në pikën kufitare të Kapshticës, ku janë regjistruar 2,978 shtetas në hyrje dhe 6,925 shtetas në dalje. Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë Thanës, lëvizjet kanë qenë gjithashtu të dendura, me 3,471 shtetas që kanë hyrë dhe 4,844 shtetas që kanë dalë nga vendi.
Pavarësisht numrit të lartë të kthimit të emigrantëve drejt shtetit grek, deri në këto momente nuk paraqiten radhë të gjata
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta