“Objekti” fluturonte mbi Kanada, asgjësohet nga një avion amerikan

12 Shkurt 2023 | 19:15

Një avion luftarak amerikan ka qëlluar një “objekt të paidentifikuar” që po fluturonte në veri të Kanadasë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau e bëri njoftimin në Twitter pas një bisede telefonike me presidentin Joe Biden pasditen e së shtunës.

“Objekti po fluturonte në një lartësi prej 40 mijë këmbë, kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në hapësirën ajrore kanadeze dhe përbënte rrezik për fluturimet e avionëve civilë. Ai u rrëzua rreth 100 milje nga kufiri mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, mbi territor kanadez, në rajonin Jukon”- tha Anita Anand, ministre e Mbrojtjes, Kanada.

Bëhet fjalë për objektin e tretë që rrëzohet pasi një avion luftarak amerikan shkatërroi një balonë-spiune një javë më parë dhe pasi një tjetër u eliminua të premten teksa fluturonte mbi Alaskë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026