FMN arrin marrëveshje me Ukrainën për programin prej 15.6 miliardë dollarë

22 Mars 2023 | 07:45

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ka arritur marrëveshje me Ukrainën për financimin katërvjeçar të një pakete në vlerë prej 15.6 miliardë dollarë, duke i ofruar fonde shtetit që po vazhdon të mbrohet nga pushtimi i Ruisë.

Marrëveshja, e cila duhet të ratifikohet nga bordi i FMN-së, ka marrë në konsideratë rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi të përfundojë lufta. FMN-ja tha se bordi ekzekutiv pritet të miratojë këtë marrëveshje në javët në vijim, shkruan REL.

“Qëllimet kryesore të programit janë të mbështesin stabilitetin ekonomik dhe financiar në rrethana të pasigurisë jashtëzakonisht të lartë, të rivendosin qëndrueshmërinë e borxhit dhe të mbështesin rimëkëmbjen e Ukrainës në rrugën drejt pranimit në BE pas mbarimit të luftës”, tha zyrtari i FMN-së, Gavin Grey, përmes një deklarate për media.

Stafi i FMN-së ka njoftuar anëtarët e bordit për marrëveshjen, që paraqet pakon e kredisë më të madhe për Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti më 24 shkurt 2022.

FMN-ja tha se marrëveshja pritet të ndihmojë në një financim të madh për Ukrainën nga donatorët ndërkombëtarë dhe partnerët, por nuk dha detaje. Zakonisht, kreditë e FMN-së mundësojnë mbështetje edhe nga Banka Botërore dhe institucione të tjera financiare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona

Pesë anëtarë të forcave të sigurisë tajlandeze u vranë dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë të vegjël, u plagosën në një sulm në jugun e...
08:26 | 23/07/2026

Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë

Rusia ka vendosur një kufizim të përkohshëm gjatë natës për anijet që hyjnë ose dalin nga porti i Novorossiysk, thuhet se midis mesnatës dhe orës...
08:24 | 23/07/2026

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026