“Fol si në shtëpi”, nga nesër hiqen tarifat “roaming” në Ballkanin Perëndimor
Nga data 1 korrik 2021, qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, gjatë qëndrimit në njërin nga këto vende, nuk do të paguajnë para shtesë për bisedat telefonike apo mesazhet, apo siç njihet ndryshe shërbimi ‘roaming’.
Heqja e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor u kërkua nga Bashkimi Evropian si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve. Krahas qytetarëve, heqja e ‘roaming’ ndihmon më së shumti edhe sipërmarrësit që udhëtojnë dhe punojnë në vendet e rajonit, në mënyrë që të kenë më të lehtë komunikimin.
Në muajin prill të 2018, në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të ‘roamingut’ mes vendeve të Ballkanit. Në fazën e dytë që nis zbatimin nga 1 korrik 2021, do të eliminohen tarifat për shërbimet e ‘roamingut’ në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Hapi i radhës, sipas Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu është nisja e menjëhershme e bisedimeve për të arritur marrëveshje të njëjtë edhe me vendet e Bashkimit Evropian.
“Super arritje e bukur për qytetarët tanë, një nga ato histori suksesi që ndërtohen nga forca e bashkëpunimit! Tani e tutje, ndërsa do të jeni duke udhëtuar në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, kudo brenda Ballkanit Perëndimor, thjesht sigurohuni të karikoni telefonin! Pastaj fol si në shpi kudo të jesh e kurdo të kesh qejf! E meqë këtu e mbajtëm fjalën, hapi tjetër do të jetë zerimi i ‘roaming’ mes Ballkanit dhe BE!” shkroi znj. Bregu në rrjetet sociale.
Sipas Bregut, rreth 80 për qind të trafikut në ‘roaming’, shqiptarët kryesisht e kanë me vendet e Evropës, por më 1 korrik nisim bisedimet për të arritur të njëjtën marrëveshje me BE-në.
Sa ndikon kjo në xhepin e gjithsecilit?! Vetëm mendoni që sot për të njëjtin shërbim, qytetarët në Ballkan paguajnë katër herë më shumë se një qytetar në BE.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta