Folën në telefon për shit-blerje votash, GJKKO dënon Kristo Agalliun e Agron Durrajn

19 Dhjetor 2023 | 09:41

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 1 vit burg Kristo Agalliun dhe Agron Durrajn cilët akuzoheshin për korrupsion në zgjedhje.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dy të pandehurve i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht 8 muaj burgim.

SPAK e akuzoi Kristo Agalliun për veprën penale“Korrupsion aktiv në zgjedhje”, ndërkohë që i pandehuri tjetër Agron Durraj u akuzua për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Përmes një videoje të bërë publike përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit, Agalliu i premtoi 15 mijë lekë për 4 vota Agron Durrajt.

Video u filmua në një lokal në zonën e Freskut në kryeqytet. Personi në pamje ishte Agron Durraj 61 vjeç banues në Tiranë, i cili po komunikonte me Kristo Agalliun në anën tjetër të telefonit, për shit-blerje votash në zgjedhjet lokale.

Në video Agron Duro nuk përmend emrin e asnjë partie politike, por Kristo Agalliu ishte koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë.

Vendimi i Shkallës së Parë të GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 28.09.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Kristo Agalliu akuzuar për figurën e veprës penale“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe të pandehurit Agron Durraj akuzuar për figurën e veprës penale“Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloi, Erjon Bani dhe Atalanta Zeqiraj, me vendimin Nr. 84, datë 18.12.2023 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristo Agalliu, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kristo Tahir Agalliu, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Kristo Agalli në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Duraj, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Agron Duraj, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të pandehurit Agron Duraj për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026