Fond për autorët e rinj, shpallen fituesit për veprat më të mira
Tre shkrimtarë të rinj janë vlerësuar nga Fondi i Krijimtarisë Letrare për veprat e tyre. Ndryshe nga vitet e tjera, pjesë e listës fituese ishin 2 poezi.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, u shpreh se të tilla nisma do të vijojnë të jenë në ndihmë të të rinjve.
“Të rinjtë e kanë treguar që kanë entuziazëm, që kanë dëshirë për të shpalosur talentin e tyre. Është një fond i vogël simbolik jo për të lindur talente, por për t’i gjetur dhe pikasur, për t’i shtyrë në rrugën e re”, tha Margariti.
Fituesit thonë ky fond financiar do t’i ndihmojë për botimin e librave të tyre. Ata tregojnë pak detaje nga veprat e tyre.
“Nëse unë vij këtu dhe ia dal këtu, së paku do lexohet poezia. Është një vëllim poetik kushtuar prindërve. Në thelb kanë njeriun dhe atë çfarë i rrethon”, shprehet shkrimtari Alban Tufa.
Midis fituesve ishte dhe një autor nga Kosova.
“Ishte e vetmja mundësi që të bëjmë promovimet diku në letërsinë shqipe. Libri mban titullin ‘Qyteti pa lumë’. Të gjitha kryeqytetet e kanë lumin, Prishtina ka pasur dy lumenj dhe diku rreth viteve ‘70 lumenjtë u mbuluan dhe u ndërtuan rrugë”, thotë shkrimtari Andrin Kabashi.
11 autorë të rinj aplikuan për këtë fond në këtë edicion të tretë.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve