Fondi i dhënë për rindërtimin e shkollave, Ambasadori i BE i bindur në transparencën e zbatimit të fondeve
Në Euronews Albania, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri u pyet lidhur me fondin prej 15 milionë euro që BE ka ofruar për rindërtimin e 22 shkollave pas tërmetit dhe mënyrën si do të mbikëqyrë fondet BE.
Ilva Tare: Ju sapo keni nënshkruar një marrëveshje me qeverinë shqiptare dhe UNDP-në për 15 milionë eurot e para për rindërtim pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit. Cili është destinacioni i këtij fondi dhe si do ta monitorojë BE-ja transparencën e shpenzimit?
Ambasadori: Jam shumë i kënaqur që sapo e nënshkrova këtë kontratë me qeverinë e Shqipërisë dhe UNDP-në për programin “EU4Schools”. 15 milionët e parë nga 115 milionë Euro të premtuara nga Komisioni Evropian në Konferencën e Donatorëve në Bruksel do t’i kushtohen 22 shkollave të para prioritare që janë identifikuar në vlerësimin e nevojave pas tërmetit dhe nga Komisioni Shtetëror për Rindërtim në pesë rajone: Durrës, Kavajë, Kurbin, Kamëz dhe Krujë. Këto janë kopshte, shkolla 9-vjeçare dhe shkolla profesionale. 7.500 fëmijë dhe adoleshentë do të përfitojnë nga shkolla tërësisht të rinovuara dhe të rindërtuara sipas një standardi të nivelit të lartë.
Jemi shumë të kënaqur që do të fillojmë me sektorin e arsimit, sepse kjo jep ndjesinë e shpresës, të besimit tek e ardhmja dhe unë jam veçanërisht i kënaqur që kam gjithashtu mundësinë të informoj se dje Këshilli i BE-së ka konfirmuar alokimin përfundimtar të 100 milionë Eurove Shqipërisë për rindërtim. Më lejoni të them se në një moment krize, si Covid-19, kur fondet kërkohen brenda Bashkimit Evropian, fakti që Bashkimi Evropian ka konfirmuar premtimin dhe e përmbushi kaq shpejt atë është një element krenarie, por ajo çka është më e rëndësishme, është një element solidariteti ndaj popullit shqiptar.
Sa i takon zbatimit, siç e thashë, do të bëhet nga UNDP, me të cilin Bashkimi Evropian ka një traditë të gjatë bashkëpunimi, si dhe do të monitorohet gjithashtu nga Komisioni Shtetëror për Rindërtim, ku edhe ne si Bashkim Evropian jemi pjesë me ftesë të qeverisë së Shqipërisë. Do të kemi edhe disa ekspertë që do të fillojnë punë ditët e ardhshme. Kam besim, pikë së pari, se do të fillojmë menjëherë punën, por edhe që do të kemi një proces transparent të zbatimit të fondeve.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij