Forcat izraelite pritet të rrëzojnë mbi 100 shtëpi në Bregun Perëndimor
Guvernatori i njërit prej kampeve tha se forcat izraelite janë duke u përgatitur për të rrëzuar shtëpi në dy kampe refugjatësh në veri të Bregut Perëndimor, i cili është i uzurpuar nga Izraeli.
Abdallah Kamil, guvernatori i Tulkaremit, shkroi në Facebook të enjten se ushtria po përgatitej t’i shembte 116 shtëpi në kampet e refugjatëve Tulkarem dhe Nur Shams, të cilat janë dy nga shënjestrat kryesore të bastisjeve izraelite në veri të Bregut Perëndimor.
Ushtria izraelite deklaroi se po zbaton ndryshime në kampe, “për ta përmirësuar lëvizjen për ushtarët” dhe për ta parandaluar militantizmin.
Ushtria tha se ka bërë përpjekje për ta ulur sa më shumë numrin e shtëpive që do të rrëzohen dhe u bëri thirrje qytetarëve “t’i kontaktojnë autoritetet për t’i shqyrtuar mundësitë për t’i marrë gjësendet e tyre nga shtëpitë”.
Dy urdhra për shembjen e shtëpive tregonin se ato do të rrëzohen brenda 24 orëve, sipas dokumenteve ushtarake të ndara me Associated Press nga një zyrtar i OKB-së.
Lajmi bëri që banorët e kampeve tashmë të evakuuara Nur Shams dhe Tulkarem të nxitojnë për t’u kthyer dhe për t’i marrë gjësendet e tyre para se shtëpitë e tyre të shkatërroheshin.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë