Forcat izraelite vrasin gabimisht tre pengje vendase: Na u dukën si kërcënim
Ushtria izraelite ka thënë se ata “gabimisht” vranë tre pengje izraelitë.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi pasi ata i identifikuan gabimisht pengjet si kërcënim.
Një zëdhënës i IDF tha: “Gjatë luftimeve në Shejaiya, IDF identifikoi gabimisht tre pengje izraelite si kërcënim. Si rezultat, trupat qëlluan drejt tyre dhe ata u vranë”.
“Gjatë kontrolleve në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ka lindur dyshimi mbi identitetin e tyre”.
“Trupat e tyre u transferuan në territorin izraelit për ekzaminim dhe më pas u konfirmua se ishin tre pengje izraelitë.”
Dy nga pengjet janë identifikuar si:
Yotam Haim, i cili u rrëmbye nga Kibbutz Kfar Aza më 7 tetor;
Samer Talalka, i cili u rrëmbye nga Kibbutz Nir Am gjithashtu më 7 tetor.
Familja e pengut të tretë është njoftuar dhe ka kërkuar që emri i tij të mos transmetohet, thuhet në deklaratën e IDF.
“IDF shpreh keqardhje të thellë për incidentin tragjik dhe u dërgon familjeve ngushëllimet të përzemërta”.
“Misioni ynë kombëtar është gjetja e të zhdukurve dhe kthimi i të gjithë pengjeve në shtëpi.”
Ai theksoi se zona është një “zonë luftarake aktive” dhe luftimet kanë qenë të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit.
“Janë nxjerrë mësime të menjëhershme nga ngjarja, të cilat u janë përcjellë të gjitha trupave të IDF në terren,” thuhet në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit