Forcat ruse nuk avancojnë në territorin ukrainas, sot takim Biden-Xi Jinping

18 Mars 2022 | 10:24

Ushtria ruse nuk ka mundur të përparojë në territorin ukrainas gjatë 24 orëve të fundit. Por, bombardimet nuk kanë munguar nga ana e ushtrisë ruse, kryesisht në qytetet  Chernihiv, Kiev dhe Mariupol.

Zhvillimet në orët e fundit:

– Të mbijetuarit filluan të dilnin nga rrënojat e një teatri në Mariupolit, i cili u bombardua nga forcat ruse. Numri i viktimave nuk dihet ende. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës e quajti “përbindësh” pilotin rus që bombardoi teatrin.

– Të premten në mëngjes forcat ruse kanë goditur aeroportin e Lviv me gjashtë raketa. Dy nga to u shkatërruan nga sulmet kundërajrore nga qyteti në kufi me Poloninë.

– Këtë të premte presidenti i SHBA Joe Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping do të diskutojnë për pushtimin rus të Ukrainës, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë tha se Biden do t’i fliste drejtpërdrejt Xi-t për pasojat e mundshme të ofrimit të ndihmës ushtarake për Rusinë. Thirrja vjen pas pohimeve të fundit nga zyrtarë amerikanë se Rusia i ka kërkuar Kinës mbështetje ushtarake në Ukrainë. Pekini dhe Moska i kanë mohuar pretendimet.

– Rusia vazhdon të përballet me probleme logjistike në sulmet ndaj Ukrainës, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes e Britanisë të Madhe.

-Vritet një shtetas amerikan. Amerikani i vrarë në Chernihiv të enjten është identifikuar si James Whitney Hill nga Minesota. Ai ishte në mesin e disa njerëzve të vrarë kur artileria ruse hapi zjarr ndaj civilëve në qytet, sipas zyrtarëve të qytetit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu “sfidon” Mamdanin: Do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, pavarësisht kërcënimeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të marrë pjesë në  Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në vjeshtë, pavarësisht deklaratave të kryetarit...
17:27 | 27/07/2026

Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht

Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi të hënën ish-Presidentin Yoon Suk Yeol me 18 muaj burg, me kusht për tre vjet, pasi e gjeti...
17:09 | 27/07/2026

Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit

Të paktën një e shtënë u qëllua jashtë konsullatës amerikane në qendër të Torontos herët të hënën, por nuk pati të lënduar, tha policia. Ky...
17:06 | 27/07/2026