Formohet qeveria e re e Francës në prag të sfidave të mëdha
Presidenti Emmanuel Macron dhe Kryeministri i sapoemëruar François Bayrou kanë arritur të formojnë një qeveri të re në Francë, duke u përgatitur për një vit sfidash të shumta në ekonomi, politikë dhe diplomaci.
Ndër prioritetet kryesore të qeverisë së re do të jetë miratimi i buxhetit të vitit 2025, në një kohë kur Franca po përballet me presion të shtuar nga tregjet financiare, agjencitë e vlerësimit dhe Komisioni Evropian për të ulur deficitin dhe për të respektuar rregullat e borxhit të Bashkimit Evropian. Aktualisht, borxhi i Francës ka arritur në 112% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), një nivel i lartë i shkaktuar nga ndihmat ekonomike gjatë pandemisë COVID-19 dhe ndikimi i luftës në Ukrainë mbi çmimet e energjisë.
“Sfida është e shumëfishtë: situata politike është e ndërlikuar, ajo ndërkombëtare e rrezikshme dhe konteksti ekonomik tejet i brishtë,” deklaroi ministri i ri i Financave, Éric Lombard, një bankier me përvojë që ka këshilluar qeveri të mëparshme.
Përballë presionit nga e djathta ekstreme nacionaliste dhe sfidave ndërkombëtare si luftërat në Evropë dhe Lindjen e Mesme, qeveria e Macron dhe Bayrou do të duhet të balancojë qëndrueshmërinë ekonomike me angazhimet politike dhe sociale të Francës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Papa Françesku në Korsikë, ati i shenjtë thirrje për përkushtim fetar
- Libri i Papa Françeskut: Si i shpëtova dy atentateve në vitin 2021
Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?