Foshnja 2-muajshme në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet nga kequshqyerja

13 Mars 2026 | 14:14

Në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçës ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore një foshnjë rreth 2-muajshe.

Burime konfidenciale nga policia dhe spitali bëjnë të ditur se foshnja aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dyshohet se kjo gjendje ka ardhur nga kequshqyerja.

Foshnja ka lindur dy muaj më parë, prematurë (7 muajsh). Është trajtuar në spitalin e Korçës e më pas në Tiranë, nga ku raportohet se ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore, por pas kthimit në shtëpi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore.

Sipas po të njëjtave burime, dyshohet se ka qenë nëna ajo që nuk është kujdesur për foshnjën për ta ushqyer me gji dhe ky dyshohet të jetë shkaku kryesor i gjendjes së rënduar.

Po ashtu, dyshohet se nëna ka probleme të shëndetit mendor, por detaje të reja priten të zbardhen në vijim për të përcaktuar nëse kjo e fundit ka shfaqur shenja të përkeqësimit pas lindjes së fëmijës.

Policia ndodhet në pediatrinë e spitalit, ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar foshnjën 2-muajshe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme...
15:55 | 05/07/2026

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë të bashkisë Fier. Pas njoftimit nga banorët, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë...
15:17 | 05/07/2026

Lirohen protestuesit e arrestuar në protestën para Parlamentit

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 19 personat e arrestuar në protestën para parlamentit 2 ditë më parë. Gjykata ka lënë në...
15:02 | 05/07/2026