FOTO| Kush janë personat e arrestuar për 143 kilogramët e kokainës të sekuestruar në portin e Durrësit

10 Prill 2021 | 18:51

Klajdi Xibraku dhe Erion Peti janë personat personat e arrestuar nga policia lidhur me sasinë prej 143 kilogramë kokainë e sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit.

200 pakot e kokainës ishin fshehur në një kontenier me banane që vinte nga Ekuadori e porositur nga kompania Massabi Fruits, e cila rezulton në emër të Klajdi Xibrakut dhe Erion Petit.

Ka qenë Xibraku që ka shkuar në port pasi është njoftuar, fillimisht për procedurat e zhdoganimit.

Burime policore bëjnë me dije se itinerari i kontejnerit brenda të cilit u gjet lënda narkotike ka qenë Ekuador-Sicili ( Gioia Tower)- Durrës.

Pronarët e kompanisë kanë qenë në vëzhgim më herët pasi policia ka pasur dyshime për aktivitetin e dyshimtë, por nuk kishin arritur të verifikonin asgjë.

Pak ditë më parë në portin e Durrësit u sekuestrua një sasi prej 49 kg kokainë që rezultoi të ishte në emër të babait të Arbër Çekaj, i dënuar për sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në portin e Durrësit, sasia rekord prej 630 kg.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026