FOTO l Tirana-Partizani barazim pa gola, vëmendja te arbitrja dhe fusha e dëmtuar
Tirana dhe Partizani u ndanë në barazim pa gola në ndeshjen e parë të javës së gjashtë të Superiores. Në “Air Albania” të dyja skuadrat e kryeqytetit nuk mundën që të gjenin rrugën e rrjetës, duke ndarë pikët në përballjen e tyre të parë sezonale.
Ekipet u treguan të kujdesshme për të mos pësuar, duke krijuar pak raste për shënimi, kryesisht në pjesën e dytë.
Pas këtij barazimin, Partizani e sheh veten përkohësisht në vendin e parë me 11 pikë. Në anën tjetër, bardheblutë e drejtuar nga trajneri Nevil Dede nuk fitojnë që prej 5 javësh, me teknikun i cili ende nuk e ka gëzuar suksesin e parë në krye të stolit të kampionëve në fuqi.
Gjatë takimit ra në sy gjendja e rënduar e fushës, e cila u bë një pengesë për futbollistët, por dhe prania në arbitrim e një gruaje.
Java e gjashtë e Superiores do të mbyllet të shtunën, me Teuta-Kastrioti, Vllaznia-Bylis, Skënderbeu-Laçi dhe Kukësi-Apolonia.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve