FOTO| Mijëra njerëz në rrugët e Tel Avivit, java e tretë e protestave në Izrael
Një protestë kundër reformave të qeverisë në sistemin gjyqësor në Izrael u mbajt të shtunën në Tel Aviv, ku morën pjesë rreth 100 mijë njerëz, përfshirë politikanë izraelitë kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu. Protesta u mbajtën edhe në Haifa dhe Jerusalem.
Rrugët u mbyllën në Tel Aviv disa orë para fillimit të protestës.
Protesta filloi në rrugën Kaplan dhe më pas u organizua një marshim proteste drejt kompleksit të ndërtesës së qeverisë në Tel Aviv, raportoi Jerusalem Post.
Në protestë morën pjesë disa organizata, ndër të cilat Lëvizja për Cilësinë e Qeverisjes e cila mbajti protestën e saj në sheshin Habima para se t’i bashkohej marshimit të përbashkët.
Është java e tretë e protestave në Izrael që kur ministri i drejtësisë Yariv Levin njoftoi planet për të reformuar sistemin gjyqësor, i cili do të reduktonte kompetencat e Gjykatës së Lartë të Izraelit dhe do të rriste ndikimin parlamentar mbi sistemin gjyqësor.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

