FOTO| Zbulohet i dyshuari kryesor për vrasjen e 27-vjeçares në Greqi

19 Qershor 2023 | 17:46

Vdekja tragjike e Anastasia Rubinska, 27-vjeçares e cila u gjet e pajetë, e mbështjellë vetëm me një çarçaf, në ishullin Kos në Greqi,  ka tronditur policinë e cila tashmë ka të dyshuarin e parë.

Djali në foto është një 32-vjeçar nga Bangladeshi i cili u arrestua të shtunën pasi vendi ku Anastasja u gjet e vrarë, e mbuluar me gjethe dhe degë, është rreth një kilometër larg nga banesa e tij.

Telefoni celular i saj u gjet gjithashtu gjysmë kilometër larg shtëpisë së të dyshuarit, me kartën SIM të hequr.

Mediat greke raportuan se gjurmë të ADN-së së 27-vjeçares u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit dhe se hetuesit policorë vunë re shenja gërvishtje në trupin e 32-vjeçarit

Raportohet se i dyshuari i tha policisë se Anastasia dhe ai kishin kryer marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj, në shtëpinë e tij para se ta linte në një vend ku do ta merrte partneri i saj. Por më pas ai i ka mohuar këto deklarata duke thënë se janë takuar vetë, për të konsumuar hashash.

Këto deklarata kontradiktore kanë bërë që policisë t’i shtohen dyshimet për të riun nga Banglandeshi.

Teksa pritet autopsi-mortaumi i trupit të vajzës fatkeqe nga Polonia, me kalimin e orëve, policia e konsideron gjithnjë e më të sigurt faktin se Anastasia është dërguar nga të paktën dy persona në zonën ku është gjetur trupi i saj.

Përveç të riut nga Bangladeshi, policët që trajtojnë rastin po monitorojnë nga afër edhe shokun pakistanez të 32-vjeçarit, pasi në 24 orët e mëparshme u duk se ai po tentonte të mbulonte 32-vjeçarin, i cili konsiderohet i dyshuari kryesor për vrasjen e Anastasias.

Në dhomën e 32-vjeçarit nga Bangladeshi janë gjetur ADN dhe flokët e vajzës fatkeqe ndërsa ka edhe materiale nga kamerat e sigurisë në të cilat ai duket se hyn në shtëpinë e tij së bashku me të renë polake. Në të njëjtën kohë, atij iu gjet një biletë avioni për në Itali me datë nisjeje të nesërmen e zhdukjes së 27-vjeçares .

Policia beson se 32-vjeçari synonte të arratisej jashtë vendit, ndërsa një element shtesë që ngjall dyshime për fytyrën e tij janë dhe shenjat e gërvishtjeve në duart e tij.

Rubinska kishte mbërritur në ishullin Kos në Dodekanez me partnerin e saj polak për të punuar në një hotel në zonën Tigaki-Marmari gjatë sezonit të verës.

Ajo u raportua e zhdukur nga partneri i saj të martën, i cili i tha policisë se Anastasia e kishte kontaktuar mbrëmjen e së hënës për t’i thënë se ishte e dehur dhe pak më vonë ajo i dërgoi vendndodhjen e saj të saktë në mënyrë që ai të shkonte ta merrte. Por kur mbërriti, nuk gjeti njeri aty dhe celulari i saj ishte i fikur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026