FOTO| Zgjidhet Papa i ri, atmosferë gëzimi në Sheshin e Shën Pjetrit

8 Maj 2025 | 19:50

Kambanat e Bazilikës së Shën Pjetrit kanë rënë në të gjithë Qytetin e Vatikanit, duke konfirmuar atë që bota ka pritur me padurim: është zgjedhur një Papë i ri i cili për herë të parë është amerikan.

Kardinali Robert Francis Prevost i Shteteve të Bashkuara është zgjedhur papa i 267-të, ai doli për herë të parë në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit si udhëheqësi i ri i 1.4 miliardë katolikëve të botës.

Prevost, 69 vjeç, nga Çikago, Illinois, është Papa i parë ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara. Ai do të njihet si Leo XIV.

Një udhëheqës me përvojë globale, ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si misionar në Amerikën e Jugut dhe së fundmi drejtoi një zyrë të fuqishme në Vatikan për emërimet e peshkopëve. Pritet që ai të vazhdojë të mbështetet në reformat e Papa Françeskut. Në fjalën e parë e mbajtur prej tij, Papa Leo XIV bëri thirrje për paqe,

Ai punoi për një dekadë në Trujillo të Perusë, dhe më vonë u emërua peshkop i Chiclayo-s, një qytet tjetër peruan, ku shërbeu nga viti 2014 deri në vitin 2023. Prevost gjithashtu mban një pasaportë peruane dhe ka qenë shtetas peruan që nga viti 2015.

Në një intervistë për Vatican News, pak pasi u bë udhëheqës i Dikasterit për Ipeshkvijtë, Prevost tha: “Unë ende e konsideroj veten misionar. Thirrja ime, si ajo e çdo të krishteri, është të jem misionar, të shpall Ungjillin kudo që të jesh.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026