Fotot e shtypit botëror në ekspozitën e Budapestit. Një këndvështrim i ri mbi botën

22 Shtator 2023 | 13:31

Këtë vit, ekspozita e Fotove të Shtypit Botëror është hapur në Muzeun Kombëtar të Budapestit, ku një koleksion interesant fotosh do të mund të shihen nga 22 shtatori deri më 5 nëntor.

Fotot më të mira të stilit gazetaresk dhe dokumentar të vitit të kaluar, 94 në total, u përzgjodhën nga një juri mes 60 mijë e 448 fotosh, të realizuara nga 3 mijë e 752 fotoreporterë.

“Aplikantët duan të fokusohen në histori konstruktive. Ne shohim shumë gjëra të shëmtuara që ndodhin në botë, ngjarje të tmerrshme, por gazetaria konstruktive fokusohet tek zgjidhjet e këtyre dukurive, si për shembull tek beteja për ndryshimet e klimës”, thotë Marika Cukrowski, kuratore e ekspozitës.

Ekspozita e lëvizshme vizitohet nga rreth 4 milionë persona në 70 qytete të 30 vendeve. Në vitet e fundit, ekspozita e Budapestit ka qenë ndër më të vizituarat në botë.

“Kushdo që sheh këto foto do të marrë informacion se si është bota. Është e pamundur të mos mendosh se çfarë ndodh në të. Do të mësoni shumë dhe shpirti juaj empatik do të zhvillohet më shumë”, shprehet Tamas Revesz, organizator i ekspozitës.

Fotot e udhëheqin vëmendjen e vizitorëve tek dukuri të rëndësishme globale, që variojnë nga ato sociale tek ato ambientale, duke provokuar këndvështrimin e tyre për botën që e rrethon.

Sipas vlerësimeve të organizatës Reporterët pa Kufij, thuajse gjysma e popullsisë së botës nuk ka akses në lajmin dhe informacionin e lirë. Eventi Fotoja e Shtypit Botëror mbështet lirinë duke paraqitur pamjet më të mira të realizuara nga shtypi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026