Java e Kulturës Italiane, çelet ekspozita ‘Mbi gjurmët e italianëve në rajon’

5 Qershor 2023 | 19:18

Arkitektura italiane e ‘900-ës ka qenë në qendër të aktiviteteve të organizuara në Gjirokastër në kuadër të Javës Italiane të Kulturës.

Eventi i zhvilluar në teatrin e qytetit bëri bashkë gjirokastritë dhe italianë, ku ishin të pranishëm dhe artistë, shkrimtarë dhe gazetarë italianë.

“Është kënaqësi të jem këtu në Gjirokastër, një qytet gjithmonë shumë i ngrohtë dhe mikpritës, për të inauguruar fillimin e aktiviteteve tona për Javën Italiane. Që është në kuadër të nismës së Kryeministri shqiptar në fakt i cili e propozoi dhe e quajti ‘Festivali i Kombeve’. Është një festival ku çdo komb ka një javë për të zhvilluar një sërë aktivitetesh. Kjo është java jonë, që përkon edhe me Festën tonë Kombëtare. Ndaj edhe kemi hapur këto aktivitete”, tha Iva Palmier, konsullja italiane, Vlorë.

“Edhe Gjirokastra po kthehet në një nga qendrat kryesore të aktiviteteve të Italisë në Shqipëri. Do të thosha që përveç Tiranës dhe Vlorës që kanë qenë tradicionalisht qytete ku janë organizuar shumë aktivitete, Gjirokastra prej 3 vitesh është një nga qendrat kryesore të Shqipërisë, ku organizohen aktivitete cilësore me artistë italianë dhe italo-shqiptarë. Konkretisht, këtë javë kishte aktivitete të dendura siç ishte shfaqja e dokumentarit për arkitekturën italiane në Gjirokastër, por edhe Olen Çezarin”, u shpreh konsulli italian i nderit, Teodor Bilushi.

Aktiviteti ka vijuar me një koncert instrumental nga Olen Çezari, që është pritur ngrohtë nga publiku. Çezari pohon se artistët janë ambasadorët më të mirë të artit në botë dhe nëpërmjet tyre, gjatë këtyre tre dekadave, Shqipëria ka treguar anën e vet më të mirë.

“Ishte enkas për sot repertori. Një reporter që fillonte me melodinë e filmave, vazhdonte me melodinë e filmave italianë të cilët personalisht kam pasur të bej dhe kam treguar historitë që kam pasur me Enio Morricone, pra historitë që kam përjetuar unë me këta kompozitorë që kanë fituar çmimet Oscar. Më pas e mbylla me disa pjesë që kam luajtur unë në Mrekullitë e Botës. Mbyllja ishte me kolonën zanore që kam luajtur tek Koloseu”, tha artisti Olen Çezari.

Përgjatë një jave qytete si Tirana, Shkodra, Vlora, Berati, Gjirokastra kanë mirëpritur javën e kulturës italiane me një sërë aktivitetesh që do të përmbyllen në Përmet, me përurimin e kinemasë multifunksionale. Në aktivitetin e organizuar u hap ekspozita “Mbi gjurmët e italianëve në rajon”, ku u sollën rreth 60 foto që pasqyronin pamjet historike të qytetit në shekullin XX.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026