Zonat rurale, ‘ofertat’ e reja për turistët në Gjirokastër

3 Qershor 2023 | 19:43

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm e ka bërë të domosdoshme zgjerimin e guidave dhe ofertës turistike për vizitorët vendas dhe të huaj që mbërrijnë në Gjirokastër.

Tashmë operatorët turistikë krahas guidave në qytetin muze ofrojnë edhe ture në natyrë në rrethinat dhe zonat rurale duke e bërë më tërheqës qëndrimin për grupet e vizitorëve.

Zonat e Lunxhërisë, Antigonesë, Labovës së Kryqit janë disa prej ndalesave të turistëve, të cilat prezantojnë vlera të papërsëritshme natyrore, historike dhe të trashëgimisë kulturore.

 “Ndërthurja e aktiviteteve të aventurës në lidhje me teknologjinë është zhvillimi dhe tendenca më e re që i përket edhe së ardhmes. Ndërthurja e këtyre dy gjërave do të bëjë të mundur që të zgjerojë larminë e turistëve, të cilët do të kenë mundësi më të madhe të testojnë jo vetëm në natyrë por edhe nëpërmjet teknologjisë por duke e vijuar më tej pjesën tjetër me pjesën e natyrës besoj që do të jetë jo vetëm atraksion i ri por do të thotë që do të jetë edhe një lloj zhvillimi dhe një lloj i ri në lidhje me turizmin, me formën e turizmit në Shqipëri,” – u shpreh operatori turistik, Ilir Hitaj.

 “Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, nëpërmjet guidave virtuale dhe po ashtu në natyrë përpiqemi që të ofrojmë sa më shumë turistë vendas dhe të huaj, tu ofrojmë atyre mundësinë për të njohur sa më mirë jo vetëm natyrën por edhe elementë të kulturës të traditës, të zakoneve shqiptare,” – tha koordinatorja e projekteve, Irma Gjollesha.

Përgjatë këtij viti Gjirokastra është vizituar nga rreth 50 mijë turistë, të cilët po preferojnë edhe turizmin e natyrës, aventurës apo turizmin religjoz duke gjallëruara dhe sjell të ardhura ekonomike edhe për rrethinat dhe zonat rurale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026