“Çatitë e kuqe të Gjirokastrës”, gazetarja zbulon misterin që fshihet pas tyre
Gjirokastra është përfshirë në Javën e Kulturës Italiane, ku do të zhvillohen disa aktivitete të përqendruara në datën 4 qershor.
Një prej tyre është edhe shfaqja e filmit dokumentar “Çatitë e kuqe në qytetin e gurtë” nga Brikena Metaj.
Gazetarja tha në emisionin GoodMorning Albanians se dokumentari tregon historikun e ndërtimeve italiane në Gjirokastër, nga liceu i ndërtuar në ‘41 në themelet e ish-liceut francez dhe një pjesë e mirë e ndërtesave.
“Ajo që theksohet nga specialistët është se ndërtimet e bëra nga italianët janë mbështetur edhe në arkitekturën e Gjirokastrës për të mos e cenuar arkitekturën vendase. Titulli i dokumentarit është më tepër poetik, për të tërhequr vëmendjen. Duke qenë një qytet që njihet për çatitë gri i kam kundërvënë ngjyrën e kuqe për të treguar se brenda kësaj grisë kemi edhe ngjyra. Lidhja e Gjirokastrës me Italinë është e hershme dhe ne e kemi theksuar prej kohësh, edhe pse kjo nuk ka qenë shumë e dukshme në pjesën tjetër të vendit”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë