Franca: Armëpushimi i Pashkëve, një manovër e Rusisë për të zbutur Trumpin
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, deklaroi sot se armëpushimi i Pashkëve i shpallur nga Moska nuk kishte si qëllim ndalimin e vërtetë të luftimeve në Ukrainë, por ishte një “operacion marketingu” për t’i bërë qejfin Presidentit amerikan Donald Trump.
“Armëpushimi i shpallur në mënyrë të befasishme nga Vladimir Putin ishte një operacion sharmi, i dizenjuar për të mos lejuar Presidentin Trump të humbiste durimin,” u shpreh Barrot, duke shtuar se, pavarësisht shkeljeve të shumta, është vërejtur një ulje e intensitetit të sulmeve me dronë dhe raketa me rreze të gjatë.
Sipas ministrit francez, Rusia rifilloi sulmet ajrore ndaj Ukrainës të hënën, pas skadimit të një armëpushimi 30-orësh. Ndërkohë, Trump kërcënoi të premten me tërheqjen nga negociatat për armëpushim të ndërmjetësuara nga SHBA, përpara se të deklaronte të dielën në një postim në Truth Social se shpresonte për një marrëveshje “brenda javës”.
Barrot gjithashtu zbuloi se vendet evropiane kanë informuar Shtetet e Bashkuara për vijat e tyre të kuqe në çdo marrëveshje të mundshme paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai theksoi se “objektivi i vetëm është mbrojtja e interesave franceze dhe sigurisë evropiane”.
“Për më shumë se një muaj, ukrainasit, duke u bazuar në një plan franko-britanik, kanë propozuar në mënyrë të njëanshme një armëpushim në det, ajër dhe infrastrukturë energjetike. Ky propozim u mirëprit nga amerikanët, të cilët më pas i kërkuan Ukrainës të shkojë më tej me një armëpushim të përgjithshëm 30-ditor,” shtoi ai, duke ftuar Rusinë të pranojë të njëjtat kushte.
Ndërkohë, nesër pritet të mbahet në Londër një takim i rëndësishëm diplomatik ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë nga SHBA, Ukraina, Britania dhe Franca. Takimi vjen në vazhdën e diskutimeve të fundit të mbajtura në Paris dhe synon të përforcojë pozicionin e bashkërenduar të Perëndimit përballë zhvillimeve të fundit në luftën në Ukrainë.
Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
- 16:27 Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 16:26 Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:21 Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 16:20 Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City