Franca, Britania dhe Kanada dënojnë ofensivën izraelite në Gaza
Pas sulmeve të përgjakshme të Hamasit më 7 tetor 2023, ku humbën jetën rreth 1,200 persona – shumica civilë izraelitë – dhe 251 të tjerë u morën peng, Izraeli shpalli luftë të plotë ndaj Hamasit, i mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara me armë dhe mbështetje logjistike.
Aleatët perëndimorë, përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë, i dhanë fillimisht një mbështetje të gjerë morale dhe politike Izraelit, në emër të të drejtës për vetëmbrojtje.
Por tani, më shumë se shtatë muaj pas shpërthimit të konfliktit, këto shtete po ndryshojnë qëndrim dhe kanë shprehur publikisht kritikat më të forta deri më sot ndaj mënyrës sesi Izraeli po e zhvillon luftën në Gaza.
Në një deklaratë të përbashkët, tre qeveritë perëndimore bënë thirrje për ndalimin e ofensivës së re të Izraelit dhe kërkuan një armëpushim të menjëhershëm. Ato theksuan se “niveli i vuajtjeve njerëzore në Gaza është i patolerueshëm” dhe dënuan zgjerimin e operacioneve ushtarake si “tërësisht joproporcional”.
Ata kërkuan gjithashtu lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbetura dhe theksuan se mbrojtja ndaj terrorizmit nuk justifikon shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi ashpër ndaj kritikave, duke i cilësuar deklaratat si “çmim i madh për sulmin gjenocidal ndaj Izraelit më 7 tetor”. Ai deklaroi se lufta do të përfundonte vetëm nëse Hamasi dorëzohej, lironte pengjet, çmilitarizonte Gazën dhe udhëheqësit e tij shkonin në mërgim. “Asnjë komb nuk mund të pranojë më pak. Izraeli sigurisht që nuk do ta bëjë,” u shpreh Netanyahu.
Në samitin e zhvilluar në Londër mes Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, Presidenti i Këshillit Evropian António Costa deklaroi se “kriza humanitare në Gaza është një tragjedi ku ligji ndërkombëtar po shkelet sistematikisht dhe një popullsi e tërë po i nënshtrohet një force ushtarake joproporcionale”.
Ai kërkoi qasje të menjëhershme dhe të papenguar për ndihmën humanitare, duke paralajmëruar për një krizë të afërt urie në territorin palestinez.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit