Franca dhe Qiproja drejt marrëveshjes për vendosjen e trupave franceze në ishull
Franca dhe Qiproja do të nënshkruajnë një “Marrëveshje për Statusin e Forcave” (SOFA) të hënën, e cila do t’i lejojë Parisit të vendosë trupa në ishull, sipas dy zyrtarëve të lartë të qeverisë qipriote.
Sipas të njëjtit burim, marrëveshja do të nënshkruhet në Nikozi nga Ministrja Franceze e Forcave të Armatosura, Catherine Vautrin, dhe Ministri Qipriot i Mbrojtjes, Vassilis Palmas , pasi të dy do të marrin pjesë në të njëjtën ditë në takimin informal të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian mbi çështjet e mbrojtjes.
Sipas Presidentit të Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, marrëveshja ” do të parashikojë praninë e forcave franceze në territorin qipriot, ekskluzivisht për qëllime humanitare, brenda kuadrit të bashkëpunimit të zgjeruar që ne mbajmë me qeverinë franceze”.
Marrëveshja do të përcaktojë gjithashtu kushtet sipas të cilave forcat franceze do të jenë në gjendje të stacionohen, stërviten dhe veprojnë në Qipro, me respekt të plotë për sovranitetin kombëtar. Ajo gjithashtu do të mbulojë çështje të koordinimit ushtarak, bashkëpunimit në teknologjinë dhe industrinë e mbrojtjes, ushtrimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta ushtarake, si dhe shkëmbimeve të personelit.
Pala turkoqipriote e përshkroi marrëveshjen si “të pavlefshme” dhe shprehu shqetësime se ajo mund të ndryshojë ekuilibrin e pushtetit në ishull, të injorojë të drejtat e turqve qipriotë dhe të krijojë tensione.
Ai gjithashtu argumentoi se Republika e Qipros nuk ka autoritetin për të nënshkruar një marrëveshje të tillë në emër të të gjithë Qipros.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara