Franca “digjet” nga protestat, qytetarët kundër rritjes së moshës së pensioneve

19 Mars 2023 | 19:21

Në Paris dhe qytete të tjera të Francës, protestat për rritjen e moshës së pensioneve po bëhen më agresive. Kalimi i reformës pa votim në parlament ka revoltuar njerëzit.

Rritja e moshës së pensioneve nuk mbëshetet nga francezët.  Protestuesit në Paris janë përleshur sërish me policinë duke kundërshtuar reformën qeveritare për pensionet.

Mijëra protestues kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur sende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protestat e orëve të para të 18 marsit, shënojnë ditën e dytë të tubimeve të dhunshme, që kur presidenti, Emmanuel Macron, ka vendosur të çojë përpara reformën për rritje të moshës nga 62 në 64 vjeç, pa votim në parlament.

Menjëherë pas vendimit të Macronit, opozita e ka nisur procesin për votë mosbesimi ndaj Qeverisë.

Marine Le Pen, liderja e deputetëve të Marshit Kombëtar në Parlament, e ka quajtur vendimin e Marconit “dështim total për Qeverinë”.

Policia ka arrestuar dhjetëra persona në trazirat që kanë ndodhur afër ndërtesës së Parlamentit, ndërsa protestat janë mbajtur edhe në disa qytete të tjera.

Qeveria ka thënë se ndryshimet në ligjin për pensione janë të domosdoshme për të ruajtur skemën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026