“Ohri, marrëveshje pa marrëveshje”, Sali Berisha: Vuçiç nuk ka për të firmosur kurrë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike për dialogun Kosovë-Serbi. Ohri, një marrëveshje pa marrëveshje, kështu e ka quajtur Berisha takimin e mbajtur mes zyrtarëve më të lartë të Prishtinës dhe Beogradit.
Ai ka thënë se presidenti Vuçiç nuk ka firmosur asgjë, megjithëse Albin Kurti e ka pranuar asociacionin. Sipas ish-Kryeministrit, veprimi i Vuçiç ka dëshmuar se ai nuk ka për të firmosur asnjëherë një marrëveshje me Kosovën, ndaj ai shton se presidenti i Serbisë duhet të përballet me pasojat e lajmëruara nga BE dhe SHBA.
“Në Ohër nuk pati marrëveshje të firmosur sepse presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiç nuk firmosi ndonëse marrëveshja si çdo marrëveshje tjetër për të qënë ligjerisht detyruese, duhej firmosur. Ideja se monitorimi nga BE i zbatimit të së dakortësuar gjatë pocesit të negociatave për anëtarësim të BE e bënë atë një marrëveshje sui generis e cila de facto as de jure nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje të firmosur detyruese bilaterale.
Ky qëndrim i zotit Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm per dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën.
Ndaj dhe mendojë se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë. Në të kundërt zvarritja do jetë e gjatë dhe me kosto të lartë”, -thuhet në reagimin e Sali Berishës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë