Franca drejt ashpërsimit të ligjit: Burgim i përjetshëm për abuzuesit seksualë të fëmijëve
Kryeministri francez, Sébastien Lecourny, ka njoftuar miratimin nga qeveria të një amendamenti të ri ligjor që parashikon burgim të përjetshëm për autorët e krimeve të rënda seksuale ndaj fëmijëve, si dhe përshpejtimin e procedurave hetimore për këto raste.
“Qeveria miratoi sot ndryshime në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve”, deklaroi kryeministri, më pak se një muaj pas përdhunimit dhe vrasjes së 11-vjeçares Liana, ngjarje që tronditi opinionin publik francez dhe riktheu debatin mbi ashpërsimin e dënimeve për krimet ndaj të miturve.
Sipas ndryshimeve të propozuara, hetimet për krimet seksuale ndaj fëmijëve duhet të përfundojnë brenda një afati maksimal prej tre muajsh, ndërsa autorët e shpallur fajtorë për raste të rënda dhe të përsëritura mund të përballen me dënimin maksimal, burgim të përjetshëm.
Kryeministri theksoi se qëllimi i reformës është garantimi i një reagimi më të shpejtë dhe më efektiv të drejtësisë ndaj rasteve të abuzimit seksual të të miturve, si dhe forcimi i mbrojtjes së fëmijëve nga persona që paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.
Po ashtu, qeveria synon të rishikojë rregullat për lirimin e parakohshëm të autorëve të këtyre krimeve dhe të forcojë kontrollet mbi të dhënat e personave që punojnë me fëmijë, veçanërisht në institucionet arsimore dhe aktivitetet jashtëshkollore.
Ndër masat e reja parashikohet edhe informimi më i plotë i prindërve mbi identitetin dhe historikun e personave që kujdesen ose mbikëqyrin fëmijët e tyre para dhe pas orarit mësimor.
Projektligji përbën paketën e dytë të reformave për mbrojtjen e fëmijëve dhe pritet të diskutohet në Asamblenë Kombëtare franceze duke filluar nga 15 korriku. Kryeministri u ka bërë thirrje deputetëve që të përshpejtojnë shqyrtimin dhe miratimin e masave të reja.
Aleatët e NATO-s heshtin për demokracinë në Turqi, siguria mbizotëron ndaj kritikave për Erdoganin
Trump bën fluturimin e parë me Air Force One të dhuruar nga Katari
Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik
- 19:22 Zbardhet lista e propozuar nga Berisha, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë së PD
- 19:20 Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:12 Berisha: Ky është Këshilli Kombëtar më cilësor i PD, mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re
- 19:05 Dy gra kandidate për Këshill Kombëtar, Berisha propozon emrat
- 18:58 Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
- 18:51 Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së