Franca, Gjermania dhe Polonia të rrezikuara nga dezinformatat ruse

5 Qershor 2024 | 09:14

Komisioneria e BE-së, Vera Jourova, në një takim të Bruksel tha se Franca, Gjermania dhe Polonia janë bërë objektivat “e preferuar” të sulmeve dezinformuese nga Rusia.

“Ka tre vende të mëdha nën sulm të përhershëm nga Rusia. Dhe ato janë Franca, Gjermania dhe Polonia,” tha komisionerja Jourova. Ajo theksoi se sulmet dezinformuese janë përqendruar në tema specifike; në Francë, ato janë të fokusuara në Lojërat Olimpike të Parisit këtë verë, ndërsa në Gjermani shfrytëzojnë shqetësimet për migracionin dhe sigurinë. Ndërsa në Poloni, një narrativë po shfaqet në internet ku goditen emigrantët si “barrë” për vendin.

Propaganda është përhapur gjithashtu përmes aplikacionit të mesazheve Telegram në vende të tilla si Sllovakia, Bullgaria dhe shtetet baltike, shtoi ajo. Telegrami nuk është ende nën juridiksionin e rregullave më të rrepta të BE-së.

Deklaratat e Jourova vjen një ditë pas studimit të Microsoft mbi dezinformimin. Presidenti i Microsoft, Brad Smith, i cili ishte në Bruksel për të takuar zyrtarë të BE-së, e përsëriti shqetësimin për operacionet ruse të ndikimit, duke theksuar rrezikun e “deepfake-ve” që ndikojnë në zgjedhje.

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026