Franca miraton rezolutën: I kërkon BE-së të shpallë “Wagner” grup terrorist
Parlamenti francez ka miratuar një rezolutë që i bën thirrje Bashkimit Evropian ta shpallë grupin e mercenarëve “Wagner” si “grup terrorist”.
Rezoluta, që nuk është imponuese, u miratua unanimisht nga i gjithë spektri politik. “Kudo që shkojnë, anëtarët e “Wagner” shkaktojnë destabilitet dhe dhunë”, deklaroi ligjvënësi francez Benjamin Haddad.
Presidenti ukrainas falënderoi Parlamentin francez për rezolutën.
“Shumë faleminderit Parlamentit francez për vendimin që njeh grupin “Wagner” si organizatë terroriste. Është diçka që duhet të miratohet nga e gjithë bota. Çdo formë e terrorizmit duhet të shkatërrohet dhe çdo terrorist të dënohet”, tha Zelensky.
Më herët gazeta “The Times” raportoi se edhe Britania po bëhet gati ta shpallë kompaninë ruse të mercenarëve si “organizatë terroriste” për të rritur presionin ndaj Rusisë.
Ndërsa Departamenti amerikan i Thesarit e ka cilësuar kompaninë si një “organizatë kriminale ndërkombëtare” dhe më 26 janar vendosi sanksione ndaj rrjetit të mbështetësve të saj.
Ndërkohë, prej disa vitesh themeluesi i “Wagner”, Jevgjeni Prigozhin dhe anëtarët e familjes së tij janë sanksionuar nga një numër vendesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Ukrainën.
LEXO GJITHASHTU:
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil
- 22:05 Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
- 21:58 Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv