Ukraina përgatit kundërofensivën, vullnetarët në ndihmë të ushtrisë

10 Maj 2023 | 15:43

Fronti jugor i Ukrainës ndodhet vetëm 7 kilometra nga qyteti i Orikhivit, ku rreth 1 mijë banorë po përpiqen t’u mbijetojnë bombardimeve të vazhdueshme, në pritje të kundërofensivës ukrainase.

Jeta në këtë qytet jetohet kryesisht në bodrume, ku konsumohen dhe vaktet dhe stina e pranverës mban gjallë shpirtrat e njerëzve. Ndërsa jashtë ka vetëm shkatërrim.

Svitlana Romashko, punonjëse sociale deklaron: “Është e trishtueshme dhe më bën të qaj. E shoh tmerrin çdo ditë. Shkoj në punë në mëngjes dhe shoh një shtëpi, kur kthehem nga puna në darkë shtëpia nuk ekziston më. Të vjen për të qarë, por nuk dua që armiku të më shohë duke qarë”.

Streha ndodhet poshtë një shkolle dhe aty njerëzit mund të bëjnë një dush, të lajnë rrobat dhe të konsumojnë ushqimin. Teksa lufta bëhet më e egër, ushqimi po bëhet diçka me rëndësi në vend. Madje, në disa raste prioritar.

Në Kiev, vullnetarët po bëhen më kreativë për të ushqyer ushtarët në vijën e frontit. Ata po përdorin arra dhe fruta të thata për të përgatitur ushqime energjetike për trupat.

Ata po përgatisin gjithashtu supën tradicionale me panxhar dhe lakër, duke përdorur një version të tharë të perimeve, të cilat mund të rehidratohen.

Ndërkohë që koordinatorja e vullnetarëve Svitlana Kozina tha:“Në front gjërat më të rëndësishme janë municionet dhe ushqimi. Të parat përdoren për të qëlluar, i dyti për të marrë forcë. Ushqimi në këtë formë është shumë i leverdisshëm sepse është kompakt. Një pako si këto mund ta mbash në një çantë, në xhepin e xhaketës, apo poshtë antiplumbit”.

Tashmë, të gjithë janë në pritje të asaj që njihet si kundërofensiva.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mamdan i bën thirrje SHBA-së të zbatojë urdhër-arrestin mbi Netanyahun

Në një video të postuar në mediat sociale, Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, u bëri thirrje zyrtarëve amerikanë të veprojnë me urdhër arresti për...
21:40 | 22/07/2026

Arrestohet në Bosnje luftëtari pro-rus, i akuzuar për tre vepra penale

Danijell Grubaç nga Knezheva, si një nga personat që luftuan në anën e Rusisë në Ukrainë, është arrestuar më 21 korrik në Knezhevë, pranë Banjallukës,...
21:19 | 22/07/2026

Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor

Mbetjet e një aeroplani të linjës ajrore Pan American Airways janë gjetur 74 vjet pasi ai u rrëzua në Oqeanin Atlantik, Clipper Endeavor u gjet...
21:00 | 22/07/2026