Franca ndalon shitjen e këtij modeli të iPhone, shkak rrezatimi i lartë
Franca ka urdhëruar kompaninë Apple të ndalojë shitjen e iPhone 12 për shkak të emetimit të tepërt të rrezatimit elektromagnetik. Mbikëqyrësi francez i tha gjithashtu gjigantit të teknologjisë që të rregullonte edhe telefonat ekzistues.
Autoriteti francez e ka këshilluar Apple që nëse nuk mund ta zgjidhë problemin nëpërmjet një përditësimi të softuerit, duhet të tërheqë çdo iPhone 12 të shitur në vend. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar edhe më parë të zbusë frikën rreth rrezatimit të emetuar nga telefonat celularë. Ajo thotë në faqen e saj të internetit se nuk ka asnjë provë për të arritur në përfundimin se ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të nivelit të ulët është i dëmshëm për njerëzit.
IPhone 12 u publikua për herë të parë në shtator 2020 dhe ende shitet në mbarë botën. Në një reagim për mediat Apple tha se po kundërshtonte vendimin e autoriteteve franceze dhe se i kishte ofruar rregullatorit rezultatet laboratorike nga vetë gjigandi i teknologjisë dhe palët e treta, të cilat tregojnë se pajisja është në përputhje me të gjitha rregullat përkatëse. Ai tha se iPhone 12 u lejua në mbarë botën pasi është në përputhje me rregullat për nivelet e rrezatimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Prezantohen syzet virtuale të ‘Apple’, Cook: Eksperiencë e re për përdoruesit
- Çfarë po ndodh me Apple? Rënia më e madhe e shitjeve që nga viti 2019
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë