Franca nuk pranon veshjet islamike në shkolla, nxënëset me “abaja” dëbohen në shtëpi

6 Shtator 2023 | 10:10

Rreth 300 studentë u paraqitën në shkollat franceze në ditën e parë të vitit shkollor, të veshura me “abaja”, siç njihet veshja islamike që mbulon femrat. 67 prej tyre refuzuan ta hiqnin atë dhe u dërguan në shtëpi.

“Është një veshje tradicionale që e veshin të gjitha vajzat, me apo pa vello. Është një problem i vogël, por duhet të përshtatemi”, tha një prej nxënësve e cila nuk u lejua të frekuentonte mësimin.

Ndërkohë një tjetër vajzë tha se veshja nuk është fetare dhe ndaj ato duhet të lejohen të vijojnë mësimin.

“Është në modë në Lindjen e Mesme. Një “abaja” është një veshje dhe kur e mban të duket vetja si princeshë, si një grua nga Lindja e Mesme. Ndaj nuk është një veshje fetare”, tha nxënësja.

Zyrtarët ndërkohë mbrojnë vendimin e qeverisë.

Jerome Bourne Branchu, drejtor i Shërbimit Arsimor Kombëtar, në Lion deklaroi:

“Sa na takon neve si autoritete, puna jonë nisi në qershor me informimin e familjeve për modelin laik të shkollës dhe efektet e tij, sidomos sa u takon simboleve të dyshimta”.

Në një intervistë të dhënë ditën e hënë, presidenti Emmanuel Macron u shpreh në favor të testimit të uniformave, duke thënë se një pakicë në Francë po merr peng fenë dhe po sfidon Republikën dhe laicizmin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026