Franca rihap kafenetë, në Britani e Gjermani shtohen vaksinimet
Është tipike franceze të marrësh një filxhan kafe në një kafene rruge. Dëshira për këtë është kthyer në normalitet të mërkurën.
Përgatitjet kanë qenë në zhvillim prej disa ditësh.
Me vaksinimet e coronavirusit që janë përshpejtuar dhe infeksionet në rënie, Franca po lehtëson kufizimet duke nisur nga konsumimi i vakteve jashtë.
“Po ndodh! Ndjej emocione, kënaqësi dhe një lehtësim të madh. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë atë që ndjej. Edhe pse e di që do të jetë e vështirë, pasi moti mund të mos jetë me ne, ja ku jemi dhe po hapemi sërish”, u shpreh Alain Fontaine, president i Shoqatës së Restoranteve.
Në kuadër të fazës së rihapjes, grupe me nga 6 persona do mund të hanë së bashku në verandat e restoranteve, të hapura në 50% të kapaciteteve, ndërsa shtetrrethimi do jetë nga 7 e pasdites deri në 9.
Edhe në Britani, ndërsa vendi po hapet, rritja e vaksinimeve dhe testimeve vijon në zona të ndryshme të Anglisë, ku varianti indian i virusit është shqetësues.
Edhe Gjermania i ka vendosur banorët në dy rajone në perëndim të vendit në karantinë, pas regjistrimit të pranisë së variantit.
Në Rumani, banorët mbajnë ende maska në ambient të hapur, edhe pse nuk është më e detyrueshme. Disa prej tyre mendojnë se lehtësimi i kufizimeve ka ndodhur shumë shpejt.
“Pandemia nuk ka mbaruar, prandaj e mbaj ende maskën”, tha një burrë.
“Vendosa ta mbaj maskën pasi takoj shumë njerëz dhe nuk ka siguri që nuk do të më prekë virusi”, tha një grua.
Gjithashtu ka disa garanci për të mbijetuarit e sëmundjes, por që vuajnë nga simptomat e atij që njihet si “COVID-i i gjatë”.
Një studim ka treguar se marrja e vaksinës në mënyrë të njëpasnjëshme përmirëson gjendjen e tyre.
Lexoni gjithashtu:
OBSH thirrje vendeve të pasura të shtyjnë vaksinimin e fëmijëve
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024