Francë, aksione të policisë pas sulmeve ndaj burgjeve; goditen bandat kriminale
Të paktën 25 persona janë arrestuar në një sërë bastisjesh të policisë në Francë, si reagim ndaj valës së sulmeve të koordinuara ndaj burgjeve dhe shtëpive të oficerëve më herët gjatë muajit.
Bastisjet janë zhvilluar në mbarë vendin ditën e hënë, në qytetet Paris, Marsejë, Bordo dhe Lion.
Ministri francez i Drejtësisë, Zherald Darmonin (Gérald Darmanin) ka sugjeruar se sulmet ishin vepër e bandave kriminale, që po reagojnë ndaj strategjisë së re të qeverisë kundër trafikut të drogës.
Incidenti më i rëndë u verifikua rreth 5 net më parë, me dhjetëra automjete të cilave iu vu zjarri dhe ndaj dy burgjeve të vendit u qëllua me armë zjarri, në ato që ministri i cilësoi “sulme terroriste”.
Në tërësi u sulmuan strukturat e vuajtjes së dënimit në të paktën 8 qytete të Francës. Në njërin prej rasteve, agresorët hapën zjarr me Kallashnikovë ndaj dyerve të burgut në qytetin Tulon.
Që prej 13 prillit, qeveria franceze ka deklaruar se ka pasur të paktën 65 sulme të regjistruara ndaj burgjeve dhe anëtarëve të stafeve të tyre.
Një grup, që thotë se po mbron të drejtat e të burgosurve, ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet përmes një seri postimesh në rrjetin social “Telegram”, bëjnë të ditur mediat franceze.
Por presidenti Emmanuel Macron ka premtuar se agresorët do të “gjenden, gjykohen dhe dënohen”. Prokuroria e Anti-terrorit, që po udhëheq hetimet, ka konfirmuar 25 arrestimet e kryera vetëm këtë të hënë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë