Francë| Eshtrat e 2-vjeçarit të zhdukur gjenden 90 m larg shtëpisë së gjyshit të tij
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Francë, ku u gjetën në Vernet eshtrat e një 2-vjeçari të zhdukur në rrethana misterioze.
Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se Emili u zhduk në 8 korrik, sapo kishte mbërritur për pushime verore në shtëpinë e gjyshërve të tij nga ana e nënës dhe dy fqinjë pohuan se e kishin parë në rrugën kryesore në fshatin Ot-Verne, por me rrëfime kontradiktore.
Mbetjet kockore u gjetën në një distancë prej 90 metrash nga shtëpia e gjyshërve. Mediat e huaja raportojnë se eshtrat u gjetën “në një shteg midis një kishe”. Po ashtu u tha se kjo zonë ishte kontrolluar shumë mirë nga policia.
“Nuk ka gjasa që një kafshë të sjellë mbetje njerëzore në fshat. Kjo na çon në skenarin që një person ka sjellë eshtrat e Emilit dhe me shumë gjasa kohët e fundit”, tha kryetari i bashkisë.
“Ky lajm tronditës është ai që kishim frikë. Tani e dimë, në ditën e Ringjalljes Katolike, se Emile po na vëzhgon në dritën dhe dashurinë e Zotit, por dhimbja dhe trishtimi mbeten. Tani është koha për t’u pikëlluar, për t’u lutur dhe për të reflektuar”, thanë prindërit e vogëlushit përmes avokatit të tyre, i cili bëri thirrje që të respektohen momentet private të familjes.
Hera e fundit që Emili u pa, ishte me gjyshin e tij 58-vjeçar.
Që atëherë, fati i tij ka qenë i panjohur dhe hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë mundësi, përfshirë rrëmbimin dhe vrasjen e tij.
Një dëshmitar okular tha se ai pa gjyshin e tij, një fizioterapist-osteopat, duke prerë dru jashtë shtëpisë së tij, rreth kohës kur fëmija dyshohet se u zhduk.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë