Francë: Projektligji që ndalon rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç është gati
Propozimi i Ligjit për ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 15 vjeç është gati për debat në parlamentin francez, i planifikuar për fillimin e vitit 2026, njoftoi Ministrja e Inteligjencës Artificiale dhe Çështjeve Dixhitale, Anne Le Enanf, raportuan sot mediat franceze.
Ndalimi do të përfshijë gjithashtu ndalimin e telefonave celularë në shkollat e mesme, raporton BFMTV.
Presidenti Emmanuel Macron, i cili e ka bërë ndalimin e rrjetave për personat nën 15 vjeç një përparësi, njoftoi gjithashtu në fillim të këtij muaji se ligji do të diskutohej që në janar.
“Me këtë ligj, ne do të mbajmë një qëndrim të vendosur dhe duam të veprojmë shpejt”, tha ministri, duke shtuar se qëllimi është që ligji të jetë në përputhje me rregulloret evropiane për shërbimet dixhitale.
Sipas saj, ekziston një nevojë urgjente për veprim, sepse është çështje e shëndetit publik.
Ligji që përcakton kufirin e moshës 15 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale u prezantua në korrik 2023, por nuk mundi të zbatohej për shkak të bllokadës evropiane, kujton BFMTV.
Në të njëjtën kohë, Ministri shprehu shpresën se Ligji do të miratohet para fundit të tremujorit të parë të vitit 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet