Francezët nuk ndalen, krerët e sindikatave: Më 1 maj, protestë e paprecedent
Zemërimi i qytetarëve francezë ndaj qeverisë vazhdon teksa po afron dita e protestës së madhe. Në 24 orët e fundit, një grup demonstruesish bastisën operatorin e këmbimit Euronext, në Paris.
Edhe në Lion zyrat e qeverisjes vendore u sulmuan nga më shumë se 100 punonjës të hekurudhave. Ndërsa në Gardane’, liderja e sindikatës së njohur CGT, Sophie Binet bëri thirrje për një mobilizim historik ditën e 1 majit.
“1 maji do të jetë dita e një mobilizimi të paprecedent. E paprecedent sepse është hera e parë që të gjitha sindikatat kanë bërë thirrje për protestë, ndaj do të jetë një ditë e unitetit dhe mobilizimit popullor”,-tha Sophie Binet, kryetare sindikate
Ndërkohë, gjatë një vizite në një shkollë në lokalitetin Ganzhe’, presidenti Macron u kontestua sërish nga banorët.
“Është normale të shprehësh zemërimin, por ne duhet të ecim përpara. Do të vazhdojmë rrugën me projektet tona për arsimin dhe t’u përmbahemi zotimeve tona”,-tha Emmanuel Macron, president i Francës:
Macron ka nisur një tur në Francën rurale në përpjekje për të qetësuar qytetarët pas aprovimit të reformës së pensioneve dhe pas tre muajve protesta.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë