Francezët vaksinohen për të shmangur kufizimet anti-COVID
Qytetarët që vaksinohen në rajonin e 11-të të Parisit deklarojnë se e ndërmarrin këtë hap për shkak se nuk kanë zgjidhje tjetër, pasi qeveria njoftoi raundin e ri të masave që kanë të bëjnë me lejen shëndetësore.
“Nuk kam zgjidhje tjetër. Sepse nëse dua të eci i lirë rrugës, të paktën duhet të jem i vaksinuar. Nuk doja ta bëja në fillim, por ka shumë kufizime. Baret, restorantet, palestrat, nuk mund të testohem çdo ditë. Kjo është arsyeja kryesore”, u shpreh një burrë.
Parlamenti francez votoi në favor të legjislacionit të propozuar nga qeveria, që u ndalon njerëzve të hyjnë në bare dhe restorante pa një leje shëndetësore, që të tregojë se janë të vaksinuar, se kanë një test negativ, ose imunitet nga COVID-19.
Drejtori i qendrës së vaksinimit konstatoi një rritje të takimeve për vaksinim në qendrën e tij pas një fjalimi të mbajtur nga presidenti Emmanuel Macron, në të cilin ai prezantoi për herë të parë ligjin për lejet shëndetësore.
Varianti Delta po dominon në Francë dhe rastet me COVID-19 po rriten me 133 për qind në javë. Autoritetet raportuan mbi 21 mijë e 900 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit.
Vendi ka administruar mbi 67 milionë doza vaksinash anti-COVID deri më tani.
Duke pasur parasysh faktin se çdo person ka nevojë për dy doza, sasia mjafton që të vaksinohen rreth 50.1 për qind e popullsisë së vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta