Frederiksen: Dëshira e Trump për Groenlandën mbetet e njëjtë, po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje

15 Shkurt 2026 | 10:44

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka deklaruar se qëllimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të blerë Groenlandën.

“Fatkeqësisht, mendoj se dëshira e tij mbetet e njëjtë”, tha ajo duke iu përgjigjur pyetjes nëse presidenti amerikan dëshiron ende që Groenlanda të bëhet pjesë e territorit amerikan, pavarësisht uljes së tensioneve kohët e fundit.

“Të gjithë na pyesin nëse mendojmë se ka mbaruar. Jo, nuk mendojmë se kjo krizë ka mbaruar”, shtoi ajo.

Frederiksen dhe homologu i saj i Groenlandës, Jens Frederik Nielsen theksuan se presioni amerikan është i papranueshëm.

“Tani kemi një grup pune. Do të përpiqemi të shohim nëse mund të gjejmë një zgjidhje. Por sigurisht që ka vija të kuqe që nuk duhen kaluar”, tha Frederiksen.

Kur u pyet nëse kishte një shumë të caktuar parash për të cilën Kopenhageni do të ishte i gatshëm t’ia shiste Groenlandën Uashingtonit, ajo u përgjigj që nuk ka një çmim.

“Sigurisht që jo. A do t’i vinit një çmim një pjese të Spanjës? Apo SHBA-së? Ne duhet të mbrojmë shtetet-kombe. Ne duhet të mbrojmë të drejtën e popullit për vetëvendosje. Dhe populli i Groenlandës e ka thënë qartë, qytetarët nuk duan të bëhen amerikanë”, tha Frederiksen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026