Frika nga Delta, EMA deklaroi se vaksinat e aprovuara nga BE janë efikase ndaj variantit
Agjencia Evropiane për Medikamentet (EMA) deklaroi të enjten se vaksinat anti-COVID të aprovuara në Bashkimin Evropian ofrojnë mbrojtje ndaj të gjitha varianteve të coronavirusit, përfshirë atë Delta.
Megjithatë, agjencia bëri thirrje për një monitorim më aktiv të prodhuesve të vaksinave.
“Ne jemi në dijeni të shqetësimeve të shkaktuara nga përhapja e shpejtë e Deltas dhe varianteve të tjera. Por, aktualisht rezulton se të katër vaksinat e aprovuara në Bashkimin Evropian mbrojnë nga të gjitha variantet që po qarkullojnë në Evropë, përfshirë atë Delta. Të dhënat laboratorike tregojnë se antitrupat e krijuar nga këto vaksina janë në gjendje ta neutralizojnë variantin në fjalë. Këto janë lajme të mira”, u shpreh Marco Cavaleri nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve.
Varianti Delta, tej mase i transmetueshëm, u konstatua për herë të parë në Indi dhe ka çuar në një valë të re infektimesh në mbarë botën.
Për të monitoruar rreziqet potenciale, prodhuesit e vaksinës kanë ekspozuar gjakun e personave të vaksinuar ndaj viruseve të projektuara, për të pasur të njëjtat tipare të variantit, për të përcaktuar nëse antitrupat e asgjësojnë virusin.
Aktualisht, Bashkimi Evropian ka katër vaksina të autorizuara: ato nga “Pfizer-BioNTech”, “AstraZeneca-Oxford”, “Moderna” dhe “Johnson & Johnson”.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta