Frika nga lufta, Mbretëria e Bashkuar do rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB

23 Prill 2024 | 15:37

Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të të ardhurave kombëtare deri në vitin 2030.

Sipas mediave të huaja, lajmi pritet të bëhet i ditur edhe nga kryeministri Rishi Sunak dhe kjo do të ndodhë në kuadër të një forcimi të politikës ushtarake në një kohë kërcënimesh në rritje.

Rritja e pritshme është më pak ambicioze sesa disa persona të brendshwm tw mbrojtjes thonë se është e nevojshme, por do të thotë dhjetëra miliarda paund shtesë për forcat e armatosura gjatë gjashtë viteve të ardhshme.

Rishi Sunak kishte thënë më parë se çdo investim shtesë do të ndodhte vetëm kur kushtet ekonomike e lejojnë. Ky paralajmërim duket se do të hiqet.

Lëvizja e Mbretërisë së Bashkuar vjen në një kohë të përshkallëzimit të kërcënimeve ndaj sigurisë globale të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë, konflikti në Lindjen e Mesme dhe një Kinë gjithnjë e më e fortë e kërcënuese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026