Frika nga ndikimi rus, Zelenski vijon shkarkimet në Shërbimin e Sigurisë

19 Korrik 2022 | 21:33

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka vijuar me ‘spastrimet’ në Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës (SBU) pasi ka shkarkuar zëvendës drejtorin e këtij institucioni.

Volodimir Horbenko është zyrtari i fundit që humbet punën e tij, pasi Zelenski tha se drejtuesit nuk arritën të çrrënjosnin faktorët pro-rusë në agjenci, shkruan BBC.

Shefat rajonalë në disa qytete të tjera u shkarkuan gjithashtu, tha Zelenski.

Shkarkimi i tyre vjen pasi deputetët votuan për shkarkimin e shefit të (SBU) Ivan Bakanov dhe prokurores së përgjithshme Iryna Venediktova.

Asnjë nga zyrtarët e lartë, të cilët të dy i emëroi personalisht Zelenski, nuk akuzohen për tradhti ndaj vendit të tyre.

Por ata drejtonin agjenci ku ndërhyrja ruse duket se ka ndikuar në aftësinë e Ukrainës për të mbajtur nën kontroll territorin në ditët e para të luftës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime

Komisioni Evropian propozoi të premten zgjerimin e Sistemit të Tregtimit të Emetimeve (ETS), duke përfshirë në tregun e karbonit një pjesë të fluturimeve ndërkombëtare që...
13:24 | 17/07/2026

Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)

Të paktën dy persona humbën jetën ndërsa stuhi të forta goditën Francën gjatë natës pas një vale të zgjatur të të nxehtit, ndërsa 53,000 familje...
11:54 | 17/07/2026

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026